E Shtunë, 31 Tetor 2026

BE përgatit draft-rezolutën kundër dhunës së forcave qeveritare në Siri

28-09-2011 / Gazeta 55

Vendet e Bashkimit Evropian kanë bërë thirrje për sanksione të menjëhershme kundër regjimit sirian. Draft-rezoluta e re, e hartuar nga Britania, Franca, Gjermania, Portugalia dhe e mbështetur nga Shtetet e Bashkuara, përfshin kërcënimin për sanksione të ardhshme nëse regjimi i presidentit Bashar al-Asad nuk ndalon operacionet ushtarake kundër civilëve.
BE dënon shkeljet e rënda dhe sistematike të të drejtave të njeriut, ndërsa bën thirrje për fundin e menjëhershëm të dhunës. Hartuesit e draft-rezolutës do të kërkojnë miratimin e Kinës dhe të Rusisë, gjatë diskutimit të sotëm në Këshillin e Sigurimit.
Zyrtarët e Kombeve të Bashkuara thonë se mbi 2,700 njerëz, shumica civilë, kanë humbur jetën në Siri, prejse kanë shpërthyer trazirat në mes të muajit mars.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›