E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha: Modeli ynë ekonomik, më i suksesshmi – Shqipëria la pas 12 vende të Bashkimit Evropian për lirinë ekonomike

28-09-2011 / Gazeta 55

Mbledhja e Qeverisë: Shqipëria i shpëtoi recensionit global, kriza në Eurozonë do vazhdojë


Nga mbledhja e përjavshme e Këshillit të Ministrave, kryeministri Sali Berisha u zotua për fortifikimin e modelit ekonomik të Shqipërisë, të bazuar mbi lirinë ekonomike. Sipas kryeministrit, raporti i Bankës Botërore është tregues për progresin e vendit tonë, ndërsa theksoi se është e domosdoshme që të shqyrtohen një për një të gjitha kollonat mbi të cilat vendosen liria ekonomike. “Shqipëria ka lënë pas 12 vendet anëtare të BE-së në fushën e lirisë ekonomike dhe kjo është një arritje e madhe”- ka theksuar Berisha ndërsa shtoi se “kjo arritje nuk duhet të na bëjë eforik, por duhet të na motivojë fuqishëm të bëjmë gjithçka për zgjerimin e saj”. Kreu i qeverisë vuri në dukje se falë këtij modeli ekonomik, të bazuar mbi lirinë ekonomike, Shqipëria i shpëtoi recensionit dhe krizës ekonomike. Në raportin e Bankës Botërore, thuhet gjithashtu se qeveria shqiptare është 1 nga 10 që aplikon standarde të “administratës së vogël”. “Raporti thekson se administrata shqiptare është një nga 10 më të voglat dhe kjo përbën një arritje thelbësore të madhe por kjo kërkon nga të gjithë ju nga drejtuesit e të gjithë agjensive të heqin nga mendja se mund të shtojnë qoftë edhe një njeri të vetëm në adminstratë”- tha kryeministri, duke garantuar se “çdo përpjekje për të fryrë organikat nuk do të pranohet pasi ka qënë kjo administratë e vogël që ka qënë pjesë e suksesit”. “Kjo administratë e vogël është promotore dhe zbatuese e këtyre reformave, ka rritur efiçencën shumë herë më të madhe sesa kur ishte një administratë e fryrë. Nuk ka gabim më të rëndë sesa të vendosësh njerëz që kalojnë ditën duke luajtur letra”- vuri në dukje kryeministri. Ai shtoi më tej se kjo arritje duhet të konsolidohet dhe kjo nënkupton një barrë shumë më e vogël që varion deri në 4 herë më të vogël mbi supet e taksapaguesve privat. Rritja e investimeve ishte një tjetër tematikë e prekur nga kryeministri Sali Berisha në mbledhjen e Këshillit të Ministrave. Ai tha se qeveria vendore duhet të kthehet në gjahtare për të kapur investitorët të cilët mund të investojnë në komunitetin e tyre. “Qeveria do t’iu jap atyre çdo të ardhur që u takon mbi pasuritë e tyre. Të mendohet për taksat që do t’i kalohen qeverisë vendore. T’i jepet qeverisë vendore gjahu, nuk mund të jetë qeveria qëndrore gjahtare. Duhet që të bëhet decentralizi i plotë i gjahut”- deklaroi më tej, Berisha.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›