Arvizu letër familjarëve të Aleks Nikës: Përgjegjësit të japin llogari
TIRANE - Ambasadori amerikan në vendin tonë, Aleksandër Arvizu i dërgoi një letër ngushëllimi familjarëve të Aleks Nikës, me rastin e një vjetorit të ndarjes së tij nga jeta.
Aleks Nika u qëllua me një plumb në kokë gjatë demonstratës së 21 janarit në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, dhe humbi jetën pas disa ditësh në një spital në Turqi.
“Ju lutem pranoni ngushëllimet e mia më të sinqerta për ju dhe për secilin prej anëtarëve të familjes suaj për humbjen e Aleksit. Ndërmjet shumë sfidave që na duhet të kapërcejmë në jetë, humbja e një personi të dashur, baba, bashkëshort, vëlla, bir është më e vështira për t’u përballuar”- shkruhet në letrën e ambasadorit Arvizu.
Më tej, ambasadori amerikan siguron familjarët e Aleksit se SHBA do të punojnë pa u lodhur për të mbështetur kauzën e drejtësisë në Shqipëri.
“Pa të vërtetën nuk mund të ketë drejtësi. Është e domosdoshme që ata që ishin përgjegjës të japin llogari për veprimet e tyre”- nënvizon Arvizu.
Më pas, ambasadori thekson mbështetjen e pakursyer që i ka dhënë Prokurorisë së Përgjithshme në hetimin e kësaj çështjeje, me qëllim zhvillimin e një hetimi të pavarur dhe gjithëpërfshirës, pa ndërhyrje politike, për të zbuluar dhe nxjerrë të vërtetën mbi ngjarjen e 21 janarit të një viti më parë.
(er.nu/BalkanWeb)