E Diel, 1 Nëntor 2026

Dorëheqja e Spahiut, Topi: Respektoj zgjedhjen e tij

TIRANË- Presidenti i Republikës së Shqipërisë, njëkohësisht kreu i KLD-së, Bamir Topi ka reaguar për dorëheqjen e vartësit të tij, i cili në një deklaratë për mediat të dhënë sot njoftoi dorëheqjen e tij nga posti i nënkryetarit të KLD-së.
Presidenti Topi thekson se zgjedhja e Kreshnik Spahiut është individuale ndaj duhet të respektohet.

Kreu i shtetit duke iu përgjigjur interesit të gazetarëve deklaroi se Spahiu një pjesë të arsyeve të largimit të tij i ka bërë publike, ndërkohë duke nënvizuar se ai e ka dërguar cështjen në Gjykatë, vlerëson se fjalën e fundit ka institucioni i drejtësisë.

KRESHNIK SPAHIU JEP DORËHEQJEN
Nënkryetari i KLD, Kreshnik Spahiu në një deklaratë për mediat të dhënë sot rreth orës 09:40, njoftoi dorëheqjen e tij nga posti i nënkryetarit të KLD-së. Shkak për këtë sipas Spahiut, janë presionet e vazhdueshme të pushtetit, që sic tha ai, kanë nisur që në vitin 2008.

ALIBEAJ: KALLËZIM PENAL KRESHNIK SPAHIUT
Po sot është mbledhur edhe komisioni hetimor për Kreshnik Spahiun, ku është deklaruar se ky i fundit ka shpërdoruar detyrën si nënkryetar i KLD-së.
Sipas kryetarit të komisionit hetimor Enkelejd Alibeaj, është shkelur neni 17 i komisionit hetimor, pasi “Spahiu nuk solli provat shkencore”, cka sic tha ai e detyron këtë komision të ngrejë një kallëzim penal.

vijon

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›