Emergjencat Civile: Ndihma për zonat që kërkohen
23 komuna, kryesisht në veri dhe verilindje të vendit vijojnë të jenë të bllokuara nga dëbora. Ndërsa banorët e këtyre zonave thonë se kanë rezerva të pakta ushqimore dhe kërkojnë më shumë ndihmë, drejtues të emergjencave civile thonë se ka filluar shpërndarja e ushiqmeve për familjet që po përballen me këtë situatë. Drejtori i Drejtorisë Operacionale pranë emergjencave civile, Xhafer Seiti thotë se nëse nga njësitë vendore do të raportohet se ka sërish nevojë për ushqime do tu ofrohet ndihma e duhur banorëve të izoluar.
Megjithatë Seiti tha se nëse situata do të përkeqësohet dhe kërkohet evakuimi i banorëve, po merren masa edhe për këtë opsion.
Prej disa ditësh dhjetëra komuna janë izoluar nga reshjet e deborës në zonat më të thella të vendit, në very, verilindje dhe juglindje. Sinoptikanët parashikojnë që moti i ftohtë me temepratura nën zero dhe me reshje do të vijojë edhe për disa ditë.