E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sarandë, pezullohet nga detyra mjeku që mori ryshfet

SARANDË- Drejtoria e spitalit “Petro Nako” të Sarandës ka pezulluar sot nga puna mjekun reumatolog Jani Qirjaqi, i ndaluar dy ditë më parë nga policia lokale për mitmarrje.

Mësohet se vendimi i pezullimit është marrë pas mbledhjes së drejtorisë së spitalit dhe se në të përcaktohet qartë se vlera e këtij vendimi është deri sa për akuzën e ngritur ndaj tij të jepet vendimi i formës së prerë nga sistemi i drejtësisë.

Sipas drejtorisë së spitalit pezullimi është marrë, pavarësisht se akuza e ngritur ndaj tij nuk lidhet me funksionin e reumatologut në këtë spital, por me atë të kryetarit të KEMP, që funksionon pranë degës së sigurimeve shoqërore në Sarandë.

Arrestimi
Më 8 shkurt mjeku, Jani Qirjaqi u arrestua në flagrancë teksa i merrte një pacienti para në këmbim të një raport kempi. Sipas policisë mjeku i kërkoi shtetasit me inicale B.D 25 mijë lekë të reja në këmbim të raportit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›