E Diel, 1 Nëntor 2026

Vlorë, asfiksohet nga qymyri, ndërron jetë në spital 57 vjeçari

Një përson ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal të Vlorës. Në Sallën Operative të Komisariatit të Policisë Vlorë është marrë njoftim se në Spitalin Rajonal ka mbërritur një shtetas në gjendje të rëndë shëndetësore dhe pak kohë më pas ka vdekur. Menjëherë në spital kanë shkuar shërbimet e policisë dhe nga verifikimet e kryera bëhet e ditur se viktima është Theodhori Koli Mbyeti, 57 vjec, banues në fshatin Delisuf, komuna Novoselë.
 

Nga hetimet e kryera nga grupi hetimor për këtë rast ka rezultuar se viktima ka qënë në banesën e tij duke u ngrohur me një mangall me qymyr dhe se shkaku i vdekjes ka qënë asfiksia nga monoksidi i karbonit. Ndërkohë materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë si ngjarje aksidentale.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›