E Diel, 1 Nëntor 2026

21 Janari, shtyhet gjyqi i dy gardistëve mungoi avokati

TIRANË- Kolegji penal në Gjykatën e Lartë ka shtyrë sot seancën në ngarkim të dy gardistëve Gazmend Ahmetaj dhe Mark Nikolli. Shkak ka qenë mungesa e avokatit mbrojtës të njërit prej gardistëve e pikërisht të Mark Nikollit. Ndërkohë shtyrjen e seancës e kërkoi dhe avokati i gardistit tjetër Gazmend Ahmetaj. Procesi gjyqësor në ngarkim të dy gardistëve në Gjykatën e Lartë nisi menjëherë pas rekursit të bërë nga prokuroria e cila kundërshton vendimin e Gjykatës së Apelit që la të lirë katër gardistët e arrestuar për vrasjen e 4 civilëve në demostratën e opozitës në 21 janar.

Kujtojmë këtu se një javë më parë Gjykata e Lartë ka nisur shqyrtimin e dosjes dhe për gardistin tjetër Sadik Cela, kurse Agron Malaj u lirua 48 orë pas arrestimit, pasi nga ekspertiza balistike e armëve rezultoi se ai nuk kishte lidhje me vrasjet në 21 janar. Prokororia kërkon arrest me burg për tre gardistët pasi pretendon se ka prova për implikimin e tyre në katër vrasjet. Pas 21 janarit pas hekurave të burgut ndodhet vetëm Agim Llupo pjestar i zinxhirit komandues të Gardës së Republikës, i cili është përgjegjës direkt për vrasjen e Ziver Veizit në portën para kryeministrisë.
(m.a/NEWS24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›