E Shtunë, 31 Tetor 2026

Korçë, hidhet nga kati i tretë, shpëton 36-vjeçarja

Një 36-vjeçare ka tentuar të vetëvritet duke u hedhur nga kati i tretë i një pallati në qytetin e Korçës.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në lagjen 17 të këtij qyteti ku 36-vjeçarja me inicialet K. Kostreci është hedhur nga dritarja por fatmirësisht ka mundur të jetojë.
 

36-vjeçarja është dërguar menjëherë në spitalin e Korçës dhe sipas mjekëve ajo ka pësuar fraktura por ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
 

Mësohet se shkak për ngjarjen është bërë një zënkë mes 36-vjeçares dhe bashkëshortit të saj.
 

Ndërkohë policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›