E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tiranë, digjen sërish banesat e romëve

TIRANË- Një familje rome dhe disa individë tranvestitë për pak sa nuk kanë përfunduar viktima të një zjarri të papritur që përfshiu godinën ku banonin në rrugën e Durrësit.

Objekti dy katësh pjesë e ish ambasadës jugosllave i kaluar ish pronarëve është përfshirë nga një zjarr i fortë mëngjesin e të mërkurës rreth orës 4 të mëngjesit nga shkaqe ende të paqarta, ndërkohë që flakët e rëna në pak minuta munden të bënin shkrumb e hi disa nga dhomat e katit të parë, deri në ardhjen e zjarrëfikësve që kanë mundësuar shuarjen e plotë të flakëve.

Pikërisht në momentin që kanë rënë flakët në këtë ndërtesë ndodheshin 14 persona, midis tyre dhe 5 fëmijë, dy prej të cilëve ishin foshnje, pjesë e komunitetit rom.

Nga zjarri nuk ka patur asnjë viktimë, ndërkohë që personat e vetëdeklaruar transvestite në një intervistë për gazetën shqiptare kanë shprehur frikën se zjarrëvenia është bërë për motive racizmi kundër prirjeve të tyre seksuale, ndërsa pohojnë se as shoqata që mbron të drejtat e homoseksualëve dhe të travestitëve si dhe institucionet përkatëse nuk i kanë ndihmuar.
(e.m/NEWS24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›