Liga e Evropes sonte gjysmefinalet e para

Champions i le vendin Ligës së Evropës, e cila do të zbresë në fushën e lojës sot në mbrëmje me dy gjysmëfinalet e para të kompeticionit të dytë për nga rëndësia në futbollin evropian për klube.
Porto do të presë në “Dragao” Villarealin, pas një ecurie rekord në këtë sezon. Portugezët e drejtuar nga Andre Villas-Boas janë shpallur përpara kohe kampion në vendin e tyre, ndërkohë që në këtë edicion të Ligës së Evropës kanë regjistruar një ecuri rekord me 12 ndeshje të fituara nga 14 të luajtura deri tani.
Megjithëse shihet si favorite, Porto duhet t’i bëjë llogaritë edhe me statistikat. Skuadrat portugeze kanë një bilanc negativ në përballjet evropiane me skuadrat spanjolle, pasi kanë fituar vetëm 11 ndeshje nga 34 të luajtura deri tani. Villareal pret këtë ndeshje me objektivin për të arritur një rezultat pozitiv në tranfertë.
Spanjollët kanë bërë një sezon të shkëlqyer në Primera Divizion duke u renditur në vendin e katërt të klasifikimit. Gjysmëfinalja tjetër do të jetë e gjitha portugeze me Benfikën që do të luajë në shtëpi ndeshjen e parë kundër Braga. Vendasit janë të favorizuar, por megjithë oshiolacionet e treguara në kampionat rivalët e tyre janë shfaqur ndryshe në Ligën e Europës, duke u cilësuar si surpriza e këtij sezoni.
Nertan Prifti