E Diel, 1 Nëntor 2026

Arvizu ne takim me deputetet e Komisionit te Sigurise

Ambasadori i SHBA-së në Tiranë, Aleksandër Arvizu takon sot anëtarët e Komisionit të Sigurisë. Ky komision po zhvillon sot një seancë të posaçme ku diskutohen çështje nga fusha e mbrojtjes në vend  si dhe trajnimi i kryer më herët nga komisioni në Berlin të Gjermanisë. Mësohet se diplomati amerikan ka folur për rëndësinë e kontrollit demokratik të institucioneve të sigurisë në vend.
“Diskutuam për rolin e mbikqyerjes së parlamentit mbi çështjet e sigurisë. Çdo vend anëtar i NATO-s duhet  të ndërmarrë një angazhim për të pasur një sistem demokratik funksional, për marrëdhënie të mira me vendet fqinjë. Mund të them se takimi ishte një diskutim produktiv”, u shpreh Arvizu.  
Nga ana e tij, kryetari i komisionit, deputeti demokrat, Leonard Demi bëri me dije se javën e ardhshme komisioni do të diskutojë projektligjin për mbikëqyrjen parlamentare. 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›