Organizimi i referendumit per ndalimin e importit te plehrave
Gjykata Kushtetuese shqyrtoi sot kërkesën për zhvillimin e një referendumi për ndalimin importit të plehrave.
Kushtetuesja ka marrë në shqyrtim kërkesën e një grupi ambientalistësh për shfuqizimin një pjese të ligjit për importimin e plehrave.
“Shqyrtimi nga Gjykata Kushtetuese i kushtetutshmërisë së kërkesës për zhvillimin e referendumit të përgjithshëm për shfuqizimin e një pjesë të ligjit nr.10463, datë 22.09.2011 “Për menaxhimin e integruar të mbetjeve”, thuhet në objektin e kërkesës së dërguar në Gjykatë Kushtetuese.
Në seancë ishin të pranishëm edhe përfaqësues nga KQZ-ja dhe Ministria e Mjedisit.
Përfaqësuesja e KQZ deklaroi se 70 % e firmave të peticionit kundër importit të plehrave ishin nga i njëjti person.
Ndërsa një prej avokatëve të ambientalistëve në emër të tyre ka shprehur kundërshtimet në lidhje me importin e mbetjeve të rrezikshme nga vendet e tjera drejt Shqipërisë.