E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arvizu ne vendin e ngjarjes

Vizita

Ambasadori i Shteteve te Bashkuara te Amerikes Aleksander Arvizu ka shkuar dje ne mbremje prane cadres elektorale te Partise Socialiste ne bulevardin Deshmoret e Kombit pak kohe pasi ne afersi te kesaj cadre kishte ndodhur shperthimi qe plagosi nje kalimtar te rastit. Ambasadori amerikan mesohet se eshte takuar ne vendin e ngjarjes me drejtues te policise se Tiranes si dhe me perfaqesuesit e shtabit elektoral te Partise Socialiste. Pas kesaj vizite te shkurter ambasadori eshte larguar nga vendi i ngjarjes pa dhene asnje deklarate. Ambasadori i Shteteve te Bashkuara te Amerikes dhe ambasadore te tjere te rendesishem ne Tirane kane bere vazhdimisht thirrje per zhvillimin e nje fushate elektorale te qete dhe u kane kerkuar partive politike te distancohen nga aktet e dhunes.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›