Dajc perleshen stafet e kandidateve te djathte
Komuna e Dajcit eshte perfshire dje nga nje perplasje mes shtabeve elektorale te kandidatit te koalicionit te djathte Arben Gjuraj dhe kandidatit te pavarur Gentian Palaj. Ne fillim ka qene shtabi elektoral i kandidatit te djathte qe ka akuzuar kandidatin e pavarur dhe familjaret e tij se kane tentuar te prishin aktivitetin elektoral te Aleances per qytetarin si dhe kane goditur me grushte nje nga anetaret e shtabit elektoral Admir Shabanin. Pas marrjes se informacionit policia e Shkodres ka shoqeruar ne polici kandidatin e pavarur Gentian Palaj vellezerit e tij Florian dhe Marjan Palaj si dhe dy kusherinjte e tyre Emiljano dhe Filip Palaj. Ndaj ketyre personave ka nisur procedimi penal ne gjendje te lire per vepren penale demtime te tjera me dashje. Por kandidati i pavarur Gentian Palaj nepermjet nje njoftimi te shperndare ne media ka akuzuar policine e Shkodres per veprime te njeanshme dhe absurde pasi sipas tij ka qene shtabi elektoral i Aleances per qytetarin qe kane provokuar incidentin dhe kane goditur me grushte. Gjithsesi konflikti nuk ka perfunduar me kaq. Pak ore pas ketyre deklaratave Broz Pjetrani perkrahes i kandidatit te pavarur Gentian Palaj eshte goditur e rrahur nga dy persona Dule dhe Shefki Mehmetaj te cilet jane shoqeruar ne polici dhe jane vene nen hetim ne gjendje te lire. I demtuari Broz Pjetrani tha se ngjarja ka pasur motive politike pasi ai nuk ka konflikte personale me askend. Por nuk ka qene ne nje mendje policia e Shkodres qe me ane te nje deklarate per shtyp ka sqaruar se agresoret nuk kane permendur ndonje motiv politik ne kohen kur e kane goditur Pjetranin. Ne komunen Dajc kandidojne per postin e kryetarit te komunes dy kandidate te dale nga e djathta Arben Gjuraj qe eshte kandidati zyrtar dhe Gentian Palaj qe vendosi te kandidoje si i pavarur. Aleanca per te ardhmen garon me kandidatin Hile Taraj.