E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha Kemi shtruar 8 mije kilometra rruge ne te gjithe vendin Shqiperine

Kryeministri prezanton ne Burrel kandidatin per kryetar bashkie Skender Lleshin

Kryeministri Sali Berisha paradite eshte gjendur ne Burrel ku ka prezantuar para simpatizanteve kandidatin per kryetar bashkie te ketij qyteti kryetarin aktual bashkiak Skender Lleshi. 
Ne fjalen e tij para te pranishmeve Berisha theksoi se investimet do te jene zeri kryesor per 4 vitet e ardhshme ashtu sic kane qene dhe ne 4 vitet qe mbeten pas. Une jam sot per te garantuar ju qytetaret te Burrelit se me Skender Lleshin dhe qytetare dhe kandidate te tjere te komunave do shnderrojne Matin ne Matin e zhvilluar dhe qeveria do financoje cdo projekt ne te cilin ju dhe qytetare tuaj te pare mendoni dhe besoni se do ndryshoni per mire jeten tuaj. Gjate 4 viteve qe shkuan ne investuam ne kete rreth ne rruge ujesjelles rruge kopshte kanale te vaditjes shume here me shume se 8 vite te marre se bashku. Ju garantoj se 4 vitet qe vijne ne do asfaltojme cdo rruge te Matit nga qendra e Burrelit ne kufi me Mirditen me Peshkopine me Tiranen me Krujen. Sipas Kryeministrit Europa ka munguar per arsye lufterash e pushtimesh nder shekuj ne Shqiperi kurse ne ditet e sotme infrastruktura ne rruge ka ndalur te qenet europiane te shqiptareve. Ne kete pike ai theksoi se investimi ne rruge do vijoje ne cdo km rruge. Europa na mungoi se ne duhet te kemi rruge te udhetojme ne fshatrat dhe qytetet tona njelloj si qytetaret europiane. Ne kemi asfaltuar ne Mat dhe mbare Shqiperine 8 mije km rruge ne 5 vjet ne 4 vitet qe vijne do asfaltojme cdo km rruge ne vitet qe vijne qe matjanet tropojanet sarandjotet kolonjaret te arrijne ne kryeqytetin e tyre ne rruge europiane ne nje kohe me te shkurter se gjysma e rruges qe harxhojne sot. Kreu i qeverise garantoi gjithashtu se ne 4 vitet qe do pasojne nuk do ndalet ndertimi i ujesjellesve kanalizimeve dhe furnizimi me 24 ore uje ne cdo lagje jo vetem te Matit por te te gjitha qyteteve shqiptare. Sipas Berishes Matit nuk do i mungoje numri i duhur i kopshteve ndersa premtoi dhe nje gjimnaz te ri per qytetin. Ne kuader te investimeve nuk mungoi dhe premtimi per sistem vaditjeje modern dhe kthimi i kodrave ne pyje me dru frutore. Ne 4 vitet qe vijne do vendosim ne Mat sistemin me modern te vaditjes dhe do subvencionojme mijera ha toke dru frutore dhe sera. Ne do shpalosim para jush do kthejme ne vlera per ju pasurite e medha te ketij rrethi potencialin e tij mineral turistik ujor dhjetera hidrocentrale do ndertohen ne ujerat e rrethit tuaj.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›