Wollfarth Do te ndihmojme policine me 8 maj
Ambasadori i OSBE-se ne Tirane Eugen Wollfarth deklaroi dje mbeshtetje per Policine e Shtetit ne kuader te detyrimeve qe ka ajo per te mbajtur rendin per procesin zgjedhor. Policia e Shtetit eshte e ndergjegjshme se qytetaret kane te drejte te votojne dhe te kene akses te lire ne qendrat e votimit. Ata jane plotesisht te ndergjegjshem per te drejtat e njeriut te qytetareve. Prezenca e OSBE-se ne Shqiperi do ta ndihmoje policine per te mbuluar me komunikim edhe disa zona te largeta. E rendesishme eshte se policia po pergatitet qe ne Shqiperi te kemi zgjedhje te qeta dhe eficente - deklaroi ai. Sipas Wollfarth eshte shume e rendesishme qe situata te mbetet e qete dhe pa incidente dhe probleme te tjera te medha. Sipas tij eshte e rendesishme qe qytetaret te vleresojne mbi bazen e programeve dhe jo mbi bazen e akuzave.