E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kolegji Zgjedhor rrezon KQZ-ne per kasetat e montuara te partive

Vendimi

Vendimi i Komisionit Qendror per perdorimin e kasetave te gatshme nga ana e mediave televizive eshte hedhur poshte dje nga Kolegji Zgjedhor. Pas nje seance qe ka zgjatur 3 ore gjykata ka pranuar kerkesen e Partise Socialiste e cila e ka cilesuar vendimin nr. 460 te Komisionit Qendror te Zgjedhjeve si te pabazuar ne ligj. Kjo pasi sipas saj rregullimi i kesaj veprimtarie hyn ne kushtet e nje vendimmarrjeje qe kerkon Akt Normativ per pasoje nje votim me shumice te cilesuar ne KQZ dhe jo sikunder eshte vepruar ne mbledhjen perkatese ku ky institucion e miratoi propozimin e Bordit te Monitorimit te Medias me vetem 4 vota te shumices se tij. Permbajtja e vendimit nisej nga premisa e ndarjes se kohes dhe barazise se pasqyrimit te aktiviteteve por mesa duket nuk i ka shpetuar shkeljeve ligjore. Subjektet zgjedhore duhet te percaktojne ndarjen e kohes se pasqyrimit te fushates ne dispozicion te subjekteve zgjedhore midis fushates kombetare dhe fushates se kandidateve per kryetar bashkie/komune. Me qellim te plotesimit te detyrimit per pasqyrim te barabarte te fushates zgjedhore midis subjekteve zgjedhore ne rast te pamundesise se mbulimit me resurset e veta televizioni i ilustron aktivitetet e fushates me filmimet e aktiviteteve te vena ne dispozicion nga kandidatet/subjektet perkatese - thuhet ne vendimin e KQZ-se. Pervec permbajtjes se tij qe detyron permes kohes se pasqyrimit perdorimin e kasetave te gatshme eshte edhe aspekti procedural i miratimit qe ka vene ne levizje ankimimin e Partise Socialiste. Problemi i kasetave ka dale ne siperfaqe si nje diskutim parimor po qe pergjate rruges eshte braktisur dhe nuk eshte respektuar edhe per shkak te ngaterreses se provokuar nga KQZ-ja. Me rendesi mbetet lindja e tij si lende debati qe me gjase do te ripermasoje pasqyrimin e fushatave ne te ardhmen. Ne pikepamjen e vleresimit te punes se Komisionit Qendror te Zgjedhjeve rrezimi i ketij vendimi perben nje goditje per kete te fundit pas dy raporteve kritike te ODIHR-it ku si rralle ndonjehere puna e ketij institucioni eshte cilesuar shprehimisht si e ndikuar politikisht. Kjo pasi jane nje sere vendimesh te cilat pavaresisht rendesise thelbesore qe kane per administrimin e procesit jane marre me force kartoni. Mjafton te kujtohet ketu se edhe per disa akte qe lidhen me qendrat e votimit ne mjedise private ka pasur votime te ndara pa lene menjane nje proteste te socialisteve te Kamzes per kete problem. Edhe shifra e ankimimeve ne Kolegjin Zgjedhor kur procesi elektoral ende nuk eshte finalizuar flet per polarizimin e situates dhe projektimin e saj mbi KQZ-ne. Mbi 65 kerkesa ankimore jane trajtuar deri me tani nga Gjykata e cila ka zgjidhur konflikte qe nuk jane arritur te mbyllen ne hallkat e meposhtme qe administrojne procesin zgjedhor. Me gjithe vendimin per kasetat rrezimi i vendimmarrjes se KQZ-se perben nje moment qe me siguri do te percaktoje notat e raportit final te OSBE-ODIHR-it per kete institucion dhe zgjedhjet ne teresi.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›