E Diel, 1 Nëntor 2026

Grabitën me armë argjendarinë, pranga autorëve

TIRANE- Policia e Tiranes ka arrestuar dy grabites te maskuar, qe nen kercenimin e armes grabiten nje argjendari ne sheshin “Avni Rustemi”, nderkohe qe nje i trete eshte shpallur ne kerkim.

Sipas te dhenave te para mesohet se grabitesit hynë ne nje nga argjendarite e kesaj zone dhe i moren pronarit një sasi ari dhe argjendi, e me pas me qytën e pistoletës goditen pronarin.

Ka qene shpejtesia e deshmitareve ne vendin e ngjarjes qe njoftuan policine dhe nderhyrja ne kohe e saj qe beri te mundur kapjen e autoreve.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›