E Diel, 1 Nëntor 2026

Arvizu pas takimit dje me Edi Ramën, sot drekë me kryeministrin Berishën

TIRANË- Ambasadori amerikan Aleksandër Arvizu po zhvillon një takim me kryeministrin Berisha, për të diskutuar lidhur me zhvillimet politike në vend. 

Takimi po mbahet në ‘Vilën 31’ në Tiranë, dhe i pari që ka mbërritur ka qenë kreu i prezencës së SHBA-së në vendin tonë, ndërkohë menjëherë pas tij kamerat kanë filmuar mbërritjen e shefit të qeverisë shqiptare. 

Ambasadori Arvizu shoqërohet në takim nga bashkëshortja e tij.

Takimi ndodh një ditë pasi ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Aleksandër Arvizu, ambasadori i OSBE-së, Eugen Wolfarth dhe ambasadori i Bashkimit Europian, Ettore Sequi dëgjuan dje vlerësimet dhe gjykimet e kreut të opozitës për një sere temash siç deklaroi në përfundim të takimit ambasadori Arvizu.
(el.me/BalkanWeb)

Lidhje te tjera Trojka e ambasadorëve takim me Ramën në selinë e PS

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›