Dade: PS shqetësim për situatën në Maqedoni dhe në Veriun e Kosovë: Ruani qetësinë
TIRANË- Partia Socialiste shpreh shqetësimin e saj për situatën e tencionuar në Maqedoni dhe në veriun e Kosoës ditët e fundit. Nëpërmjet një deklaratë për mediat deputetja e PS-së Arta Dade bëjnë thirrje opinionit publik kosovar dhe maqedonas për qetësi dhe të qëndrojnë larg frymës së urrejtjes ndëretnike.
“Partia Socialiste e dënon prerë dhe ashpër vrasjen e pesë qytetarëve të Maqedonisë në afërsi të Shkupit dhe shpreh ngushëllimet e saj familjeve të viktimave. Viktimat e këtij krimi në radhë të parë ishin pesë qytetarë të Maqedonisë ndërsa autorët mbi të gjitha kriminelë. I bëjmë thirrje opinionit publik atje të qëndrojë larg nxitjes së frymës së urrejtjes ndëretnike”,- theksoi Dade për ngjarjen që ka tronditur Maqedoninë.
Partia Socialiste po ashtu ka dënuar ashpër tensionimin e situatës dhe incidentet në veriun e Kosovës.
“PS mbështet reagimin e autoriteteve të qeverisë së Kosovës, si shtet unitar i pavarur dhe demokratik. PS i bën thirrje autoriteteve të Serbisë dhe faktorit ndërkombëtar të pranishëm atje të bashkëpunojë me qeverinë e Kosovës për sundimin e ligjit dhe për nxitjen”,- deklaroi Dade.
(el.me/BalkanWeb)