E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arvizu për gjyqësorin: Gjykatësit, të mbingarkuar me çështje

Një zyrë ndërmjetësimi që do të bëjë edhe më trasnparente punën e gjykatësve. Projekti është inauguruar sot në qytetin e Korçës, ku ka qënë i pranishëm edhe ambasadori i SHBA, Aleksandër Arvizu. Duke mos pranuar të bëjë komente politike, ambasadori amerikan deklaroi me shqetësim se gjyqtarët në Shqipëri përballen rëndom me mbingarkesë çështjesh që kanë për detyrë të shqyrtojnë.
 

Në fjalën e tij, ambasadori theksoi se ky projekt është një alternativë ndaj procedurave të tejzgjatura. “Ky program është një alternativë ndaj procedurave të tejzgjatura që hapen në gjykatë. Qëllimi i projektit është përmirësimi i punës së gjykatës, ndërkohë që parashtrohet të ketë një regjistrim të të gjitha çështjeve gjyqësore që rrit transparencën në sistemin gjyqësor”, është shprehur Arvizu.

Në këtë takim ka qenë i pranishëm edhe nënkryetari i KLD-së, Kreshnik Spahiu i cili ka theksuar se nevojitet reformë në sistemin ligjor. Sipas Spahiut, duhet theksuar fakti se mungesa 2-vjeçare e opozitës në Parlamentin Shqiptar, ka shkaktuar mjaft probleme dhe pengesa. Ndërkohë që nënkryetari i KLD-së, ka vlerësuar mbështetjen që SHBA-ja, po i jep drejtësisë shqiptare.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›