Shkatërrohet grupi kriminal serbo-bullgaro-maqedonas
SHKUP- Policia maqedonase shkatërroi një grup të organizuar kriminal nga Maqedonia, Bullgaria dhe Serbia, i akuzuar për pastrimin e 21,8 milionë eurove, njoftuan sot autoritetet maqedonase.
Ato shtuan se me fshehjen e tatimeve nga ky grup kriminal, buxheti i vendit të vogël ballkanik është dëmtuar me 1 882 354 euro.
Në operacionin e koduar "Ariel", i zbatuar nga Qendra për Shkatërrimin e Krimit të Organizuar, në bashkëpunim me Drejtorinë maqedonase për të Ardhurat Publike, janë zbuluar aktivitetet e këtij grupit kriminal që prej vitit 2007.
Kundër anëtarëve të grupit, prej të cilëve 11 maqedonas, nëntë bullgarë dhe një serb janë parashtruar padi penale për "shoqërim kriminal", "fshehje të tatimit", "pastrim parash", "falsifikim dhe shkatërrim të librave tregtarë" dhe "keqpërdorim të pozitës zyrtare".
(m.a/mia/BalkanWeb)