E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sarkozi drejton takimin e fundit të kabinetit

Presidenti në largim i Francës, Nikolas Sarkozi ka drejtuar mbledhjen e fundit të kabinetit të tij presidencial në pallatin Elize.

Sarkozi ka mbledhur 32 anëtarët e qeverisë së kryeministrit Fransua Fijon për një rishikim të punës së qeverisë në pesë vitet e kaluara.

Duke dalë nga takimi, disa ministra thanë se Sarkozi i ka uruar “fat” presidentit të zgjedhur Fransua Hollande.

Sarkozi pësoi disfatë në balotazhin e 6 majit ku president i Francës Hollande.

Presidenti i ri, pritet të fillojë zyrtarisht detyrën më 15 maj.

Detyra e tj e parë është që të emërojë kryeministrin, me të cilin do të zgjedhë kabinetin.

Raportet flasin se shanset më të mëdha për postin e kryeministrit i ka këshilltari special i Hollandit Zhan Mark Ajrot, që ka udhëhequr Partinë Socialiste në parlament për vite me radhë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›