E Diel, 1 Nëntor 2026

Neonazistë grek nuk do lejohen të shkelin të drejtat e komunitetit

Kreu i Komisionit Europian, Jose Manuel Barroso

Komisioi Evropian duhet të jetë tejet vigjilent lidhur me partinë neonaziste greke ”Agimi i Artë”, deklaroi sot kreu i Komisionit Europian, Jose Manuel Barroso.

Ai shtoi se, ishte legjislatura e vendit që e përcaktonte një parti neonaziste, por theksoi se, ekzekutivi europian nuk do të ngurronte të përdorte të gjitha mekanizmat që ka në dispozicion për të vepruar ndaj atyre që kërcënojnë të drejtën komunitare dhe Kartën e të Drejtave Themelore të Njeriut”.

”Të gjithë faktorët do të mund të kenë besim të plotë dhe të mbështeten tek vëzhgimi tepër i rreptë i Komisionit”, përfundoi Barroso.

/Hermes news/

Përgatiti: E.L

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›