E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arvizu takon Berishen Do ju ndihmojme per permbytjet

Shtetet e Bashkuara te Amerikes do te ndihmojne qeverine shqiptare per perballimin e situates nga permbytjet ne veri te vendit. Kete e beri te ditur dje ambasadori amerikan ne Tirane Aleksander Arvizu ne takimin e pare qe ai beri me Kryeministrin Berisha nga dita kur erdhi ne vendin tone. Ne komunikimin e perbashket per mediat ne perfundim te takimit ambasadori amerikan vleresoi punen e qeverise ne tejkalimin e kesaj situate. Pa dyshim eshte nje situate shume e veshtire dhe nje shqetesim i madh eshte se reshjet kane filluar relativisht me heret ne sezon. Zakonisht fillojne ne janar kete vit filluan ne dhjetor gje qe perben nje shqetesim. Ne kemi monitoruar situaten nga shume afer dhe duam te pergjigjemi sa me shume qe eshte e mundur ndaj nevojave te popullit shqiptar. Dua te lavderoj autoritetet shqiptare per perpjekjet e deritanishme te cilat jane shume mbreselenese tha Arvizu. Sipas tij e di se me te gjithe ujerat e permbytjeve me te gjitha veshtiresite me te gjitha evakuimet per aq sa jam ne dijeni asnje jete nuk eshte humbur pa dyshim perpjekjet e jashtezakonshme te qeverise per tu kujdesur per mireqenien per njerezit dhe mendoj se eshte nje gje shume pozitive. Iu zotova Kryeministrit se ne do te jemi ne kontakt te ngushte me zyrtaret e tij ne ditet dhe muajt ne vijim per tu perpjekur per te vleresuar nevojat dhe per tu pergjigjur ne masen qe kemi mundesi. Ne deklaraten para mediave ambasadori amerikan u shpreh me tej se Kryeministri e pershkroi sakte takimin tone. Dua ta falenderoj ashtu sic e falenderova ne takimin qe patem qe me priti kaq shpejt nje dite pasi paraqita kredencialet e mia. I telefonova dje shkurtimisht pasi paraqita kredencialet e mia dhe i jam mirenjohes qe iu pergjigj telefonates sime. Nga ana e tij kryeministri Berisha vuri theksin te marredheniet e mira mes dy vendeve. Falenderova ambasadorin dhe e informova gjithashtu per te gjitha permasat e permbytjeve ne Veri por edhe ne zonat e tjera te vendit. E falenderova per aktin e bujarise dhe ndihmen qe ambasada ka akorduar ne mbeshtetje te ketyre zonave tha Berisha. Gjate dites se djeshme ambasadori Arvizu u takua edhe me zv.kryeministrin Ilir Meta dhe ministrin e Drejtesise Bujar Nishani. Ishte kenaqesi e vecante te takohesha me ambasadorin e ri te Shteteve te Bashkuara te Amerikes z. Arvizu nje diplomat me shume pervoje dhe eksperience ne vende te tjera me pare. Kemi diskutuar rreth marredhenieve te shkelqyera mes te dyja vendeve dhe i kemi konfirmuar ato si dhe kemi shprehur deshiren dhe ambicien e perbashket per te cuar ne nivel me te larte bashkepunimin ekonomik dhe tregtar mes te dy vendeve u shpreh Meta.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›