E Shtunë, 31 Tetor 2026

INSTAT Energjia elektrike e perftuar nga te gjitha burimet ulje 16.4

Energjia elektrike e përftuar nga të gjitha burimet në gjashtëmujorin e parë të vitit 2011 u ul me 16.4 përqind, krahasuar me të njëjtën periudhë në vitin 2010.

Prodhimi total i energjisë elektrike në vend u ul me 45.1 përqind, krahasuar me gjashtëmujorin e parë 2010, kur ishte një periudhë që njohu që prodhim maksimal të energjisë.

Prodhimi i hidrocentraleve u ul me rreth 46.1 përqind duke dhënë ndikimin kryesor në rënien e burimeve të energjisë elektrike.

Ky prodhim, këtë gjashtëmujor, zuri 96.1 përqind të prodhimit gjithsej në vend.

Rritje të lehtë prej 9.9 përqind ka energjia e prodhuar nga impiantet private e me konçension krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. TEC-et gjatë gjashtëmujorit të parë 2011 nuk kanë prodhuar energji elektrike.

Humbjet në rrjet janë ulur me 3.8 përqind gjatë gjashtëmujorit të parë 2011 krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit paraardhës.

Humbjet gjithsej për gjashtëmujorin e parë 2011 janë 1,237 GËh. Përdorimi nga konsumatorët është rritur me 8.7 përqind krahasuar me gjashtëmujorin e parë në vitin 2010.

Energjia e konsumuar nga sektori i familjes është rritur me 0.3 përqind ndaj sasisë së energjisë elektrike të konsumuar në gjashtëmujorin e parë të vitit 2011.

Ky sektor ka konsumuar 52.5 përqind të sasisë së përdorur nga konsumatorët gjithsej. Energjia elektrike e konsumuar nga përdoruesit e tjerë është rritur me 19.8 përqind në gjashtëmujorin e parë të vitit 2011 krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

 

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›