Arvizu takon Kadarenë. Shkrimtari: Nuk ka lidhje me kandidimin për president
Share
Shkrimtari i njohur, Ismail Kadare, është takuar me ambasadorin amerikan, Aleksandër Arvizu. Meqë i gjithë diskutimi publik këto ditë është përqendruar tek çështja e presidentit, ka pasur hamendësime pasi emri i Kadaresë del në pah sa herë flitet për këtë post. Por duke folur për GSH, Kadare ka mohuar që të jetë kandidat. Ai tha se ishte një takim rutinë mes miqsh. As nuk diskutohet, vetëm ajo nuk shtrohet për diskutim për mua. Unë jam shkrimtar dhe kam fushën time të veprimit. Nuk mund të bëhem pjesë në këtë çështje, tha Kadare.
