Pasuesi i Seserit, mblidhet Këshilli i Mandatave

Këshilli i Rregullores dhe Imuniteteve
TIRANE-Maxhoranca në Këshillin e Mandateve ka kërkuar që t’i propozohet Kuvendit pranimi i dorëheqjes së Gjon Bardhit, i cili ka refuzuar të zëvendësojë deputeten Rudina Seseri, duke zgjedhur të mbajë detyrën e kryebashkiakut të Fushë Krujës.
Çështja e zëvendësimit të mandatit të lënë bosh pas dorëheqjes së deputetes së Partisë Socialiste, Rudina Seseri ka shkaktuar debate të forta mes maxhorancës dhe opozitës edhe ne mbledhjen e sotme te Keshillit.
Këshilli i Mandateve eshte mbledhur ne mesditë për të marrë në shqyrtim rastin e per te diskutuar per pasuesin e Seserit. Mësohet se deputetët e maxhorancës kanë bërë gati raportin për çështjen e zëvendësimit të Seserit, ndërsa gjatë kësaj mbledhje do të mësohet edhe qëndrimi i opozitës.
Maxhoranca dhe opozita janë përfshirë në një debat të fortë politik me akuza dhe kundërakuza. PS ka akuzuar vazhdimisht maxhorancën se po kërkon t’i marrë mandatin e deputetit, gjë që është hedhur poshtë nga grupi parlamentar i PD-së dhe vete kreu i qeverise. Sipas tij opozita t’i drejtohet Gjykates per rastin ne fjale.