E Diel, 1 Nëntor 2026

Arvizu takon Ramën: Palët po bëjnë përpjekje, duhet ti inkurajojmë

Share

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Aleksandër Arvizu, ka folur për mediat pas një takimi që pati sot me kryetarin e PS, Edi Rama. Ambasadorit duket se nuk i kanë pëlqyer komentet e medias se Berisha dhe Rama janë të ndarë sa i përket presidentit. Arvizu tha se palët po përpiqen të nxjerrin një kandidat dhe duhen inkurajuar. Mendoj se zoti Rama meriton vlerësim sepse ata nuk insistojnë që kandidati të jetë i së majtës. Po ashtu mendoj se PD dhe Berisha meriton vlerësim që e ka bërë të qartë se duan të prezantojnë një kandidat, me të cilin ai ndjehet komod për të punuar, por që nuk përfaqëson interesat e ngushta të partisë së tij. Për mua kjo do të thotë që dy palët po përpiqen të nxjerrin një kandidat. Prandaj duhet të inkurajojmë ata, tha Arvizu.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›