E Diel, 1 Nëntor 2026

Pollo: Opozita duhet të paraqesë tashmë një kandidat, ne stërhiqemi nga Zaganjori

Share

Ministri i Inovacionit, Genc Pollo, i ka bërë thirrje opozitës të reflektojë në mënyrë që në raundin e tretë të ketë një kandidat konkret për presidentin e ri të shtetit.

U mbyll raundi i dytë i votimit për presidentin e ri. Shpresoj që në raundin e tretë të ketë reflektim për emra konkretë. Deri tani, duke marrë parasysh edhe takimin e mbrëmshëm mes kryeministrit Berisha dhe kreut të PS-së Rama, në përgjithësi duket se jemi dakord për procesin dhe për profilin që duhet të ketë kandidati. Është përgjegjësia e opozitës të reflektojë që të thotë fjalën e fundit dhe jo fjalën e radhës. Nëse PS-ja ka emra, duhet ti bëjë publike, theksoi Pollo

Në një prononcim për Ora News, Pollo ka theksuar se gjithashtu se mazhoranca nuk do të tërhiqet nga kandidati i saj, Xhezair Zaganjori.

Mendoj se mazhoranca i ka gjitha arsyet për të mbështetur kandidaturën e Zaganjorit, shtoi Pollo.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›