E Diel, 1 Nëntor 2026

Meta: Do votoj kandidat me 71 vota. Rama sduhej të kërkonte rrëzimin e qeverisë, tani do kishim një president

Share

Votat e LSI-së në raundin e katërt të votimit për President, kur kërkohet vetëm shumicë e thjeshtë prej 71 numrash për ta zgjedhur, do të shkojnë për kandidatin e mazhorancës. Ilir Meta tha për Vizion Plus se mazhoranca i ka hedhur hapat drejt kompromisit, e tani radha është e opozitës. Kreu i LSI, me një rol kyç në procesin e zgjedhjes së presidentit, për shkak të numrave që kushtëzojnë mazhorancën, u shpreh se negociatat me opozitën nuk do të ndalen, por ky dialog nuk është i lehtë. Nga tryeza e 4 partive të shumicës parlamentare, emri i përzgjedhur për kandidat për president, është anëtari i Gjykatës Kushtetuese, Xhezair Zaganjori. Por ky emër nuk është pranuar nga PS, që thotë se procesi ishte i njëanshëm.

Ndërkohë, duke folur për Top Story, Meta ka thënë se opozita duhet të paraqesë një kandidaturë.

“Ky proces kërkon edhe një opozitë interaktive që propozon një kandidat për president. Mazhoranca nuk është refraktare për propozimet që mund të vijnë nga opozita“, tha Meta.

Meta theksoi se Xhezair Zaganjori është kandidaturë e mazhorancës dhe shtoi se rrallë një person kombinon aftësi të tilla për të qenë në krye të shtetit.

Kreu i LSI-së theksoi se të dielën ka patur një hap pozitiv, por në rast se takimi Berisha-Rama do të ishte zhvilluar më parë dhe nuk do të ishte publikuar editoriali i Ramës, ku ky i fundit bënte thirrje për rrëzimin e qeverisë para 28 nëntorit, atëherë kreu i vendit do të zgjidhej më konsensus më herët.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›