E Shtunë, 31 Tetor 2026

Këta nuk bien dakord as për datën e seancës

Share

Dhe shqiptarët mendojnë se ata do bien dakord për emrin e presidentit të ri. Ata nuk bien dakord as për datën e seancës së radhës për zgjedhjen e presidentit të ri. Konferenca e Kryetarëve sërish nuk ka vendosur dot se cila duhet të jetë data kur votohet për presidentin e ri. Siç ndodhi dhe herën e kaluar, demokratët propozuan një datë që vjen më shpejt nga sa propozojnë socialistët, që duan të lënë më shumë hapësira për negociata. Kështu, në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve demokratët kërkuan datën 8 qershor për votimin e radhës të presidentit, kurse socialistët thanë që votimi të bëhet më 10 qershor. Konferenca e Kryetarëve nuk mori vendim, por tani vendimi do merret në seancën plenare të ditës së enjte, me forcën e kartonëve. Ndoshta kështu do mbarojë edhe kjo histori e presidentit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›