E Diel, 1 Nëntor 2026

Tiranë- Trondit sërish krimi në familje. Burri vret gruan, plagos edhe veten

vrasja-ne-tiraneTiranë- Një tjetër ngjarje e rëndë ka tronditur kryeqytetin nga një krim në familje.

Një grua është vrarë me armë zjarri tip kallashnikov nga bashkëshorti i saj rreth orës 18:00 të pasdites të së hënës në zonën e Varrit të Bomit tek Kodra e Priftit.

Ilirjan Cani 51-vjeç ka qëlluar me pesë plumba Alketa Canin 37-vjeçare brenda banesës dhe më pas ka tentuar të vrasë veten. Familjarët e tij menjëherë e kanë dërguar me makina të rastit Canin në Spitalin Ushatarak ku aktualisht ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Dyshohet se shkak për krimin është bërë xhelozia dhe një lidhje jashtëmartesore, pistë e cila është ngritur nga policia. Ilirjan Cani punonte si ushtarak në repartin 302 në Zallher.

Mësohet se çifti ka patur konflikte të mbartura të njohura edhe për policinë, pasi disa herë Alketa ishte marrë në mbrojtje nga uniformat blu. Ata kanë patur debate edhe për shkak të gjendjes së vështirë ekonomike, si pasojë e sëcilës Cani mësohet se konsumonte pije alkolike. Çifti mësohet se ka dy fëmijë, një 12 dhe 13-vjeç të cilët nuk kanë qenë në shtëpi në momentin e ngjarjes por në plazh me gjyshërit e tyre.

Menjëherë në vendin e ngjarjes mbërritën forcat e policisë dhe ekspertët e grupit hetimor që po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

37-vjeçarja rrihet deri në vdekje nga burri xheloz në Fushë-Mamurras

Fushë-Mamurras- Një 37-vjeçare është gjendur e pajetë në banesën e saj paraditën e së hënës në Fushë-Mamurras.

Sipas policisë të mbërritur në vendin e ngjarjes gruaja është vrarë me mjete të forta nga burri i saj. Policia tha se pas një sherri mes çiftit në banesën e tyre 42-vjecari Marjan Lleshi e ka goditur bashkëshorten e tij, nënë e dy fëmijëve me mjete të forta.

Nga plagët e marra gruaja ka humbur jetën. Dy fëmijët e çiftit nuk ndodheshin në banesë kur ndodhi vrasja. Ndërkohë policia ka nisur zbardhjen e dinamikës së këtij krimi të rëndë brenda familjes.

Brenda gjysmës së muajit korrik janë shënuar katër vrasje. Alketa Cani është viktima e tretë grua brenda tri ditësh pas asaj të ndodhur ditën e shtunë po në Tiranë dhe e katërta që nga fillimi i muajit, pas asaj të ndodhur në lagjen Kombinat të kryeqytetit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›