E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arvizu tek Rama. Takim 30 minuta ne seline e PS-se

Ndersa ka nisur java e fundit e fushates elektorale, ambasadori amerikan Aleksander Arvizu eshte takuar me kreret politike me te larte vendas. Nje dite pasi se bashku me ambasadorin e Komisionit Europian, Ettore Sequi dhe ate te OSBE-së Wolfarth, diplomati amerikan ka mberritur paraditen e se martes ne zyren e kryetarit te opozites Edi Rama.

Zgjedhjet elektorale qe do te mbahen pas pese ditesh kane qene ne qender te takimit mes Arvizut dhe Rames, ashtu si ne takimin e nje dite me pare me kryeministrin Berisha.

Standartet  dhe mbajtja e zgjedhjeve te qeta dhe ndershme, jane porosia e diplomacise amerikane per zgjedhjet e se dieles qe i jane komunikuar lidereve shqiptare.

Takimet e ambasadorit amerikan mbahen gjithashtu ne nje kohe kur kete jave te fundit jane shtuar  incidentet elektorale, ku vete ambasadori nje dite me pare ka qene i pranishem ne shperthimin prane çadres elektorale te PS ne bulevardin “Deshmoret e Kombit”.

Rovena Moçka

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›