E Shtunë, 31 Tetor 2026

8 Maji per te denuarit. Fushata pezullon lejet ne burgje

Fushata elektorale ka ngrire dhenien e lejeve per te denuarit deri pas zgjedhjeve lokale te 8 majit. Burime zyrtare nga drejtoria e pergjithshme e burgjeve konfirmojne per “AS” se me udher te drejtorit Gazmend Dibra qe prej dates 15 Prill deri me 10 Maj asnje prej te denuarve nuk do te mund te shkoje me leje ne shtepi.

Mesohet se dy jane arsyet per nje urdher te tille te drejtorit Dibra, se pari per te shmangur çdo incident te mundshem qe mund te provokohet gjate fushates dhe se dyti, ne kushtet kur fushata ka arritur ne kulmin e saj, policia e ka te pamundur te beje edhe shoqerimin e tyre gjate ‘diteve te lirise”.

Vendimi qe penalizon te denuarit, vjen edhe per faktin se ka patur precendete kur te denuarit qe kane dale leje te posatshme kane kryer krime. Aktualisht ne vend funksionojne 26 burgje ku vuajne denimin 4800 te denuar.

Denada Shkodrani

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›