E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shperthimi tek cadra hetime ne dy pista

Vetem nje dite pas shperthimit te nje koshi mbeturinash prane çadres elektorale te Partisë Socialiste ne bulevardin “Deshmoret e kombit” policia ende nuk ka zbardhur plotesisht ngjarjen. Nepermjet nje deklarate te posaçme per shtyp policia beri me dije se gjate mbledhjes se provave nga grupi hetimor jane gjetur dhe pjese te nje bombule gazi.

Por ne ngjarjen e djeshme ku mbeti i plagosur dhe nje 29- vjeçar i cili ishte kalimtar i rastit, policia nuk ka perjashtuar dhe pisten e nje shperthimi shashke e cila mund te jete krijuar ne menyre artizanale. Deri me tani ende nuk ka nje version zyrtar te motiveve te ketij shperthimi i cili shkaterroi pjesen e poshtme te koshit ndersa sipas deshmitareve ne vendngjarje ai ishte mjaft i fuqishem.

Ne bulevardin “Demoret e Kombit” krahas pranise se perfaqeusve te Partisë Socialiste aty mberriti dhe ambasadori i Shteteve te Bashkuara, Aleksander Arvizu, i cili u njoh me nga afer me ngjarjen.

Julian Kasapi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›