Lac ekzekutohet vellai i deputetit te PS-se

Projet Abazi është ekzekutuar me armë zjarri mbrëmjen e djeshme në qytetein e Laçit. 42- vjeçari ka qënë duke dalë nga një kazino kur është qëlluar në afërsi të makinës së tij. Nga hetimet paraprake rezulton se konflikti midis viktimës dhe autorit të krimit ka nisur pikërisht në këtë kazino nga ku ai është larguar për t’i zënë më pas pritë e për ta qëlluar me 2 plumba automatiku.
Policia e ka klasifikuar ngjarjen të ndodhur për motive banale pas një konflikti verbal. Për të zbardhur tërësisht këtë ngjarje të rëndë janë shoqëruar në polici 30 persona të cilët janë marrë në pyetje për detajet e saj. Projet Abazi ishte babai i dy fëmijëve dhe vëllai i deputetit socialist Sadri Abazi.
Kjo është vrasja e katërt brenda tre muajve në rrethin e Kurbinit, kështu me 12 shkurt u ekzekutuan Ndoc Zima dhe Vlash Gjeci dhe autorët ende nuk janë vënë para përgjegjësisë, ndërsa ne 23 prill nga një polic burgu është vrarë po me armë zjarri në Lac, 40- vjeçar Shahin Gjeçukaj.
Lindita Kokaj