E Shtunë, 31 Tetor 2026

Apeli i Britanise Media te raportoje drejt zgjedhjet

Në pragun e Ditës Botërore të Lirisë së Shtypit vjen një deklaratë e Ambasadores Britanike, Fiona McIlwham. Ambasadorja i ka bërë thirrje politikanëve dhe grupeve të interesit për të mbështetur lirinë e medias në Shqipëri, ndersa gazetarët dhe redaktorët të raportojnë periudhën e zgjedhjeve ndershmërisht.

”Liria e të shprehurit është një shtyllë themelore e çdo demokracie. Gazetarët, blogerët, media dhe individët duhet të lejohen të veprojnë dhe të shprehen lirisht, në mënyrë të sigurtë dhe pa presion” është shprehur diplomatja angleze.

“ Profesionistët e medias i kane borxh publikut të tyre për të raportuar ngjarjet në mënyrë të drejtë dhe me përgjegjësi, për të informuar dhe për të mundësuar debatin publik për të kuptuar çështjet, për të sfiduar qeveritë dhe udhëheqësit e tyre politikë dhe të marrin vendime të informuara. Kjo është edhe më e rëndësishme gjatë kësaj periudhe zgjedhore"  ka theksuar ajo. 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›