Fushate me dhune Topi Me rrezik mbeshtetja politike

Injorancë e ka quajtur presidenti Topi dhunën e intensifikuar këtë fund fushate. Kreu i shtetit ka shkuar deri aty sa ta quajë të rrezikshme mundësinë e një mbështetje politike ndaj shkaktarëve, ndaj incidenteve të shënuar këtë javë në të gjithë vendin.
Në mënyrë të paprecedentë në këto zgjedhje, sipas Topit, përplasja po ndodh mes tifozëve dhe jo vetë kandidatëve. Për këtë arsye ai ka lëshuar thirrjen për vetëpërmbajtje.
“Në rast se dhuna si episod i izoluar mbetet pjesë e ekzekutimit të injorancës së një individi, do të uroja të mos ketë asnjë lloj suporti të karakterit politik, sepse kjo do të bëhej totalisht e rrezikshme për demokracinë. Unë do të dëshiroja të mos kishim një përballje tifozësh sesa kandidatësh drejtpërdrejt”-tha Topi.
Në një takim me të rinjtë e parlamentit Rinor, presidenti e quajti fatkeqësi mungesën përballjes së kandidatëve përmes debatit publik.
”Duhet të ketë disas debate, por fatkeqeësisht kjo periudhë e fushatës iku pa debat”- tha presidenti.
Numri një i shtetit hodhi dyshime dhe për përgatitjen e këshilltarëve bashkiakë dhe njohuritë e tyre mbi legjislacionin në fuqi. Parlamentarët e rinj denocuan tek presidenti përdorimin e të miturve në fushatë si dhe anashkalimin e interesave të tyre nga politika.
Elona Gjylmi