Shtrenjtimi i ilaceve PS kerkon hetim

Me një shportë ilaçesh dhe duke cituar çmimet e ndryshme për të njëjtin medikament, deputetët e Partisë Socialiste si rrallë herë ishin të pranishëm në mbledhjen e komisionit të Ekonomisë dhe Financave. Aplikimi i Tatimit mbi Vlerën e Shtuar dhe kostot e reja për ilaçet kanë detyruar ministrin e Financave tu përgjigjet pyetjeve të deputetëtve opozitarë.
"Nuk është se ne përmes kësaj mase synojmë të marrim të ardhura shtesë në buxhet, pasi jemi të qartë, jemi të bindur që do të ketë një kosto për buxhetin kjo reformë. Por ka qenë dhe është e domsdoshme për të vendosur në administrim konform ligjit gjithë zinxhirin e importimit dhe tregtimit të ilaceve te qytetarët dhe gjithë pjesën tjetër të zinxhirit të shërbimeve spitalore, apo shërbimeve të tjera mjekësore në të gjitha format", tha Ridvan Bode, ministër i Financave.
Në emër të socialistëve, deputeti Arben Malaj tha se efektet e rritjes së çmimeve janë të papranueshme. "Kur del drejtori i qendrës më të madhe spitalore i cili ka limitime në vetvete të deklarojë një gjendje të rënduar dhe publikisht thotë se janë bosh spitalet me medikamente, kjo nuk është parulla e opozitës, është bara fiskale që ka rënduar dhe e ka cuar cmimin të shkojë në atë masë", tha Arben Malaj, deputet i PS.
Për të folur për privatizimet e pritshme dhe çmimet e mallrave të konsumit, nga deputetët e opozitës ishte thirrur dhe ministri i Ekonomisë. "Deklaroni se kur të vini në pushtet do anuloni të gjitha privatizimet përfshi dhe koncesionet si për investitorët vendas dhe të huaj. Personalisht nuk e kam konsideruar si një deklaratë që duhet marr seriozisht, por një deklaratë e nxitur nga motive thjesht politike", tha Nasip Naço, ministër i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës.
Pas kësaj deklarate, pati një tjetër, ku u vu re një tërheqje nga qëndrimi i disa ditëve më parë të Partisë Socialiste. "Kur ne kemi deklaruar se nuk do të njohim privatizim të jeni të bindur që dhe për ne Kushtetuta është kryesorja, por mos harroni që ka shumë praktika dhe në vendin tonë dhe në vendet e tjera që ka privatizimi të kryera nga kapja e shtetit, ka privatizime të kryera nga korrupsioni dhe gjithmonë mbetet detyrë e opozitës ti qartësojë risqet në rritje", u shpreh Malaj.
Lidhur me tregun e medikamenteve mjekësore opozita kërkoi që të kryhet një hetim i gjerë mbi sjelljen e kompanive gjatë viteve të shkuara. Deputetët kërkuna dëmshpërbleim financiar dhe ndëshkim të abuzuesve.
Florian Papadhimitri