E Shtunë, 31 Tetor 2026

Energjia, 252 HEC-e do të prodhojnë 2 627 MW

01/03/2011  Në shfrytëzim janë 7 HEC-e të mëdhenj dhe 43 të vegjël, nga të cilët 10 janë privatë

Shqipëria synon të kthehet në një fuqi energjetike. Për këtë qëllim janë dhënë me koncesion dhe po ndërtohen hidrocentrale të mëdhenj dhe të vegjël. Me përfundimin e ndërtimit të 252 HEC-ve parashikohet që sistemit tonë energjetik ti shtohet një fuqi e instaluar 733 MW nga HEC-et e vegjël dhe 467,2 MW nga HEC-et e mëdhenj, në total 1200,2 MW duke e çuar kapacitetin total të prodhuar nga energjia e pastër hidro në 2 627 MW. Aktualisht, janë në shfrytëzim 7 hidrocentrale të mëdhenj dhe 43 hidrocentrale të vegjël, nga të cilët 10 janë të privatizuar, 2 janë nën administrimin e KESH sh.a. dhe 31 hidrocentrale janë dhënë me koncesion. Dy nga hidrocentralet e dhënë me koncesion, hidrocentrali i “Tervolit” me fuqi të instaluar 12 MW, hidrocentrali “Bishnica 2” me fuqi të instaluar 2.5 MW, kanë përfunduar punimet në 2010-ën dhe kanë filluar prodhimin e energjisë elektrike.

Hidrocentralet e mëdhenj

Në lumin Drin janë në funksion 3 HEC-e me kapacitet total të instaluar 1350 MW, HEC-i Vau i Dejës, HEC-i Fierza, HEC-i Koman. Janë dhënë me koncesion edhe ndërtimi i 3 HEC-eve në kaskadën e lumit Devoll me fuqi të instaluar 319 MW. Koncesioni është lidhur ndërmjet METE-s dhe kompanisë austriake EVN AG, ku parashikohet hidrocentrali Lozhan- Grabovë, Skënderbegas-Çekin e ai i Banjës. Gjithashtu janë dhënë me koncesion HEC-i i Kalivaçit, në lumin Vjosa, me fuqi të instaluar 100 MW, si dhe HEC-i i Ashtës me dy shkallë shfrytëzimi HEC-i i fundit për nga renditja në formë kaskade në lumin Drin me fuqi totale të instaluar 48,2 MW, e cila ka filluar punimet ndërtimore. Në lumin Mat janë në shfrytëzim HEC-et Ulëz dhe Shkopet, me kapacitet total të instaluar 49 MW. Në lumin Devoll para vitit 1990 ka filluar ndërtimi i hidrocentralit të Banjës, me kapacitet të projektuar 60 MW. Aty janë kryer vetëm 40% e punimeve dhe më pas punimet janë ndërprerë. Në lumin e Bistricës janë në funksion hidrocentralet “Bistrica I” dhe “Bistrica II”, me kapacitet të instaluar 27,5 MW.

Hidrocentralet e vegjël

Qëllimi i ndërtimit të këtyre hidrocentraleve ka qenë furnizimi me energji elektrike i zonave të thella malore. Këto hidrocentrale janë të tipit me derivacion dhe shfrytëzojnë burimet dhe rrjedhjet ujore pranë këtyre zonave. Në Shqipëri numërohen 70 HEC-e të vegjël, me kapacitete nga 20 KW deri 9 200 KW. Nga këto, vetëm 40 janë në gjendje pune, pjesa tjetër janë jashtë funksionit. Pjesa më e madhe e makinerive dhe pajisjeve të hidrocentraleve të vegjël janë prodhime austriake, gjermane, kineze, hungareze, italiane. Disa pjesë janë prodhuar në Shqipëri. Mosha mesatare e këtyre hidrocentraleve është rreth 25 vjet. Nga tërësia e HEC-ve të vegjël rezultojnë 32 HEC-e me kontratë koncesionare, nga të cilët 26 janë në punë me fuqi të instaluar 26,14 MW dhe 6 HEC-e nuk janë në punë, fuqia e instaluar e të cilëve është 7,7 MW. Gjithashtu, 16 HEC-e janë të privatizuar, nga të cilët 9 HEC-e janë në punë dhe fuqia e instaluar e të cilëve është 1,44 MW dhe 7 HEC-e nuk janë në punë, fuqia e instaluar e të cilëve është 0,53 MW. Përveç këtyre, 22 HEC-e të vegjël janë shtetërorë, nga të cilët 5 janë në punë me fuqi të instaluar 10,34 MW dhe 17 HEC-e nuk janë në punë, fuqia e instaluar e të cilëve është 1,14 MW.

Detaj 11 radhë

Lloji i koncesioneve

Pas miratimit të ligjit të koncesioneve në 2006 dhe ngritjes të strukturave vëmendje ju kushtua shfrytëzimit për prodhim energjie elektrike të resurseve ujore të vendit, duke dhënë me koncesion në formën e ofertave të pakërkuara një pjesë të mirë të kaskadave ujore. Gjatë kësaj periudhe e në vazhdim janë lidhur 97 kontrata koncesionare, nga të cilat 76 janë të formës BOT, për ndërtimin e 210 HEC-eve të vegjël, 3 kontrata BOT për ndërtimin e 6 HEC-ve të mëdhenj, 8 kontrata koncesionare për rehabilitimin e 31 HEC-ve ekzistues, 3 kontrata BOT për ndërtimin e 5 HEC-ve. Deri më sot janë vënë në punë 3 HEC-e të rinj të vegjël, si ai i Tërvolit, në Gramsh që shfrytëzon ujërat e lumit Holta, me fuqi të instaluar 12,000 KË, HEC-i “Bishnica 2” që shfrytëzon ujërat e përroit të Bishnicës, në Pogradec me fuqi të instaluar 2,500 KW dhe HEC-i Cernaleva që shfrytëzon ujërat e përroit të Borjes, në Kukës që punon me fuqi 400 KW aktualisht dhe në përfundim të plotë do të ketë fuqi të instaluar 2 950 KW.

Komisioni i Ekonomisë

Rritja e çmimeve, Bode përballë deputetëve

Rritja e çmimeve për shumë produkte në vend është një prej problemeve për të cilat ka ngritur shqetësimin Partia Socialiste. Deputetët e PS-së kanë kërkuar në Komisionin e Ekonomisë që ministrat të kabinetit qeveritar të flasin për situatën në treg. Për këtë qëllim ministri i Financave, Ritvan Bode, do të jetë i pranishëm në një debat me deputetët e opozitës në këtë komision. Zyra e shtypit e Ministrisë së Financave bënë të ditur se sot ministri i Financave do tu përgjigjet pyetjeve të opozitës në Komisionin e Ekonomisë në lidhje me situatën e çmimeve dhe TVSH e barnave. Rritja e çmimeve është një problem që vijon prej vitit të kaluar. Çmimet e ushqimeve arritën një kulm të ri historik në janar 2011 për muajin e shtatë radhazi. Sipas Organizatës së Bujqësisë dhe Ushqimit indeksi i çmimeve në janar 2011 u rrit 3,4% nga dhjetor 2010. Ky është niveli më i lartë si në terma reale dhe nominale që kur Organizata e Bujqësisë dhe Ushqimit ka matur çmimet e ushqimit prej 1990. Rritja në janar 2011 e çmimit të drithërave reflekton rritjen e vazhdueshme të çmimeve ndërkombëtare të grurit dhe të misrit, dhe ofertën e cunguar për to. Indeksi i çmimit të drithërave u rrit me 3% në janar 2011, krahasuar me dhjetorin 2010, një tregues ky më i larti që nga korriku 2008, sidoqoftë 11% më pak se piku i vitit 2008.

Tab për aperturën

Nga tërësia e HEC-ve të vegjël rezultojnë:

• 32 HEC-e me kontratë koncesionare, nga të cilët 26 janë në punë me fuqi të instaluar 26,14 MW dhe 6 HEC-e nuk janë në punë, fuqia e instaluar e të cilëve është 7,7 MW.

• 16 HEC-e janë të privatizuar, nga të cilët 9 HEC-e janë në punë dhe fuqia e instaluar e të cilëve është 1,44 MW dhe 7 HEC-e nuk janë në punë, fuqia e instaluar e të cilëve është 0,53 MW.

• 22 HEC-e janë shtetërorë, nga të cilët 5 janë në punë me fuqi të instaluar 10,34 MW dhe 17 HEC-e nuk janë në punë, fuqia e instaluar e të cilëve është 1,14 MW.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›