E Shtunë, 31 Tetor 2026

Demet e Shkodres Enti i Banesave mbyll llogarite

Grupet e punës në terren kanë përfunduar pjesën më të madhe të vlerësimit të dëmeve që përmbytjet shkaktuan në zonën e Shkodrës. Për Albanian Screen, një prej drejtuesve të punës në terren tregon se brenda pak javësh u bë vlerësimi i dëmtimeve në disa mijra ndërtesa. Thjeshtimi i procedurave të punës në terren ka sjellë dhe përjshpejtimit të ritmit të vlerësimit.

“Janë evidentuar nga grupet e punës rreth 5 mijë objekte dhe jemi drejt përfundimit për disa ditë, përfundojnë dhe 200 objektet e fundit që janë në vlerësim final. Njëkohëisht ekspertët e Entit Kombëtar të Banesave po punojnë dhe dixhitalizojnë të gjitha të dhënat e këtyre dosjeve nga ekspertët e terrenit dhe brenda javës që vjen ne jemi të gatshëm të cojmë draftin në qeveri për vlerësimin final, ku kemi të evidentuar numrin e familjeve, vlerësimin për orendi dhe mobilje elektroshtëpiake dhe vlerësimin në  dëme në ndërtesa”, tha Ilirjan Proko, Drejtori i Përgjithshëm, Enti Kombëtar i Banesave

Për vlerësimin e dëmeve në ndërtesa janë marrë për bazë çmimet referencë në ndërtim që aplikon Enti Kombëtar i Banesave. Ndërsa për zhdëmtimin e orendive dhe paisjeve shtëpiake do të jepen vlera monetare sipas çmimeve mesatare që përcakton Drejtoria e Tatimeve.
Florian Papadhimitri

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›