E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kuvendi miraton shtrenjtimin e cigares dhe alkoolit

TIRAN- Maxhoranca nxiton ne perfundimin e procedurave te dhenies me koncesion te pullave te akcizes. Pasi miratoi kontraten koncesionare me nje kompani te huaj qeveria ka derguar ne Kuvend edhe disa ndryshime ne ligjin per akcizat ne sherbim te ketij koncesioni. Kane qene pikerisht procedurat e ndjekura per dergimin e ketij projektligji ne Komisioni dhe jo permbajtja e tij qe ka shkaktuar debate ne salle duke shmangur keshtu diskutimet nga ajo qe eshte me e rendesisshmja ndikimi qe do te kete ai ne xhepat e konsumatoreve.

Ndryshimet jane te karakterit teknik dhe kane te bejne me cmimin qe do ti shitet pulla e akcizes kompanive te importit apo prodhuesve te mallrave te akcizes si dhe vendosjen e nje kodi sigurie per here te pare tek shishet e birres.

Sapo filloi mbledhja nenkryetarja e Komisionit Mimi Kodheli kerkoi shtyrjen e diskutimit te ketyre ndryshimeve me arsyetimin se ato behen ne kuader te marreveshjes koncesionare e cila bashke me ndryshimet e tjera ligjore sapo jane miratuar ne Kuvend dhe nuk kane hyre ende ne fuqi. Te gjitha ndryshimet qe vijne ne kete projekligj qe kemi sot mbi akcizat jane ne funksion te marrdhenies kontraktuale dhe ligjit te miratuar ne seancen e fundit parlamenrtare. Gje qe do te thote qe ky vendim nga ana e Keshillit te Ministrave eshte marre absolutisht shume me pare sesa ky ligj te vinte ne komisioin dhe te miratohej ne parlament.

Per pasoje ky ligj i cili eshte miratuar ne seancen e fundit parlamentare nuk ka hyre akoma ne fuqi sepse duhen dy jave qe kjo te ndodhe pas botimit ne fletoren zyrtare. Per pasoje une mendoj qe mbasi te kemi nje miratim kalim prej dy javesh nga momenti i botimit te ligjit ne fletoren zyrtare qe ka te beje me kalimin e monopolit te prodhimit te pulles fiskale nga shteti tek nje kompani private te mund te kemi mundesi te diskutojme -tha Kodheli.

Kjo kerkese nga ana e socialisteve eshte bere shkak per debate ne salle duke shmangur keshtu diskutimet ne lidhje me ndikimin qe do te kete ky koncesion ne xhepat e konsumatoreve. Nderkohe kerkeses se socialisteve kreu i Komisionit Edmond Spaho i eshte pergjigjur se realisht nuk ka asnje pengese per shqyrtimin e ndryshimeve ligjore pasi kjo eshte nje praktike e ndjekur edhe me pare. Nuk eshte kusht qe ndryshimet e legjislacionit sekondar te vijne pasi kane hyre ne fuqi ndryshimet ne ligjin baze. Ato mund te kishin ardhur te gjitha bashke por mund te vijne edhe ne kohera te ndryshme. Kjo eshte praktike qe ne e kemi ndjekur prej vitesh kur keni qene edhe ju ne qeverisje. Ligji baze ka punen e tij ndryshimet ne akte kane punen e tyre - tha Spaho.

Me pas pjese e debatit u bene edhe deputete te tjere te te dyja kaheve politike por ne fund komisioni votoi vetem me votat e demokrateve ndryshimet ne nje kohe qe socialistet kishin lene sallen ne shenje proteste per mosmarrjen ne konsiderate te kerkeses se tyre. Me pare deputeti Erjon Brace do te shprehej se perderisa ligji eshte ende ne tavolinen e Presidentit te Republikes per dekretim nuk ka pse Komisioni te miratoje ndryshimet ne fjale. Per aq kohe sa ky ligj reflekton cmimet e vendosura ne nje ligj tjeter qe nuk eshte dekretuar nga presidenti po ju sugjerojme te presim momentin e dekretimit te atyre cmimeve dhe pullave pastaj dhe urdheroni ta miratojme - tha Brace. Me miratimin e ndryshimeve te fundit ne ligjin per akcizat qeveria i jep fund serise se nderhyrjeve ne kete ligj te cilat mese shumti kane pasur te bejne me koncesionin e pullave fiskale.

mimi i pullave sipas llojit
Duhan 20 euro/1 000 cope
Alkool 32 euro/1 000 cope
Birre 22euro/1 000 cope


Koncesioni
Sipas kontrates buxheti i shtetit pritet te marre 2 per qind te fitimit qe do te kete kompania. Koncesioni ka nje kohezgjatje 10 vjecare dhe kompania pritet te investoje 10 milione euro. Me pare prodhimi i pullave fiskale ka qene monopol i shtetit por ne pamundesi per ta administruar ate qeveria mendoi si zgjidhje dhenien me koncesion tek privatet

Kostoja
Dhenia me koncesion e ketij sherbimi eshte pare si zgjidhja me e mira nga qeveria por kjo pritet te kete kosto tek konsumatoret. Me pare cmimi i pulles ishte i perfshire ne akcizen e mallit ndersa tani ajo do te paguhet ndarazi. Pervec kesaj pullat e reja do te rrisin me te pakten 3.3 leke cmimin e nje pakete cigare 3.6 leke ate te nje birre dhe 5.3 leke te nje shishe vere

mimi
mimi qe duhet te paguaje nje prodhues apo importues i mallrave te akcizes do te jete 20 euro per 1 000 cope pulla cigaresh 32 euro per 1 000 cope pulla pijesh te tjera alkoolike dhe 22 euro per 1 000 cope pulla birrash. Koncesionari do te beje prodhimin si dhe mbikeqyrjen e te gjithe procesit te pajisjes se mallrave me pulla akcize


Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›