Arvizu thirrje partive te respektojne rezultatin e 8- majit pas certifikimit

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë Aleksandër Arvizu, u ka bërë thirrje partive politike që të respektojnë rezultatin e zgjedhjeve të 8 majit, pasi ai të jetë cerifikuar nga institucionet kompetente. Ambasadori Arvizu theksoi se qytetarët kanë nevojë për një debat për një debat konstruktiv mes forcave politike. Sipas tij, etiketimi negative i kundështarit shkon në kurriz të debatit. Këto deklarata diplomati amerika I bëri gjatë një një aktiviteti të organizuar nga Këshilli Shqiptar për Marrëdhëniet me Jashtë.
“SHBA, BE,OSBE/ODIHR, po vëzhgojnë nga afër këto zgjedhje. Dhe mënyrë se si do të zhvillohen këto zgjedhje do të kenë ndikim shumë të rëndësishëm në rrugën e Shqipërisë drejtë BE-së", tha Arvizu.
Më tej, ambasadori vuri në dukje se "zgjedhjet vendore ku kandidatët dhe zyrtarët e zgjedhur jetojnë përkrah zgjedhësve të tyre dhe i shohin ata çdo ditë, janë një pasqyrim më i afërt i asaj demokracie të idealizuar se sa zgjedhjet qëndrore".
"Si kryetar i këshillit bashkiak, ose mund të presësh rezultate ose të mënjanohesh prej votuesve dhe kjo u bë menjëherë e dukshme kur u takova me kryetarët e Bashkive. Këta zyrtarë të zgjedhur duhet të flasin për kujdes shëndetësor, punësim, rrugët, etj dhe nuk është për t'u habitur, kur vetë votuesit janë të shqetësuar nga atmosfera tejet partiake, e cila po pengon të ofrojë shërbime në nivel qëndror", nënvizoi diplomati amerikan.
Lidhur me monitorimin e procesit zgjedhor nga një numër i madh vëzhguesish ndërkombëtare, ambasadori i SHBA-së tha se "kjo është për shkak të vlerësimit që edhe pse këto janë zgjedhje vendore, ato kanë rëndësi të vërtetë kombëtare, rajonale dhe ndërkombëtare"."
"Ne nuk jemi arbitra dhe ne nuk jemi gjykatës. ODIHR dhe komuniteti ndërkombëtar kanë interes të madh për këto zgjedhje, do t'i vëzhgojnë ato dhe do të ndihmojne hera herës aty ku kanë nevojë", përfundoi ambasadori i SHBA-së Aleksandër Arvizu.