E Shtunë, 31 Tetor 2026

Grossruk Nje vend smund te mbahet peng nga ata qe spranojne rezultatin e zgjedhjeve te ndershme

Zëvendëspresidenti i Asamblesë Parlamentare të OSBE-së, ish koordinatori i OSBE-së për zgjedhjet e kaluara parlamentare në Shqipëri, Volfgang Grossruck duke u kthyer në zgjedhjet e 2009-ës thotë se ato ishin demokratike dhe kanë plotësuar shumicën e standardeve. Por Grosruk ka përmendur dhe edhe faktin se opozita nuk i ka njohur këto zgjedhje dhe se në një demokraci si Shqipëria, BE-ja duhet të luajë një rol për nxitjen e kulturës së pranimit të rezultatit nga humbësi.

“Unë kam qenë koordinatori special për vëzhgimin e zgjedhjeve të 2009. Mundëm të thonim bashkë me kolegët e mi, se zgjedhjet ishin demokratike kanë plotësuar shumicën e standarteve ndërkombëtare. Por këto zgjedhje nuk u pranuan nga opozita. Për ne demokraci, do të thotë, që të pranohet rezultati i zgjedhjeve dhe një vend nuk mund të merret peng nga njerëz që nuk pranojnë rezultatin e zgjedhjeve, kur ato kanë qenë demokratike dhe të lira”, është shprehur Grossruk.

Në takimin ndërparlamentar “ Ballkani Perëndimor-drejt një Europe më të integruar” janë diskutuar sfidat që hasin aktualisht vendet e Ballkanit në integrimin e tyre europian. Një prej tyre është dhe destabiliteti politik që vihet re kohët e fundit, siç e evidentoi edhe presidenti i Parlamentit Europian.

“Ne jemi veçanërisht të shqetësuar me shenjat e destabilitetit politik në rajon. Më lejoni të kujtoj, se Bosnja-Hercegovina s’ka qeveri që prej tetorit, Shqipëria është penguar prej dy vjetëve nga kriza politike. Qeveria e Maqedonisë dhe ajo serbe po përballen me zgjedhje tê parakohshme”, ka thënë Jerzy Buzek, president i PE-së.

Përfaqësuesit europiane i bëjnë thirrje vendeve të rajonit, që të vazhdojnë me reformat e nevojshme për të realizuar objektivin e anëtarësimit në Bashkimin Europian.

Ndërsa, kryetari i kuvendit të Kosovës Jakup Krasniqi ka kërkuar një mbështetje më të madhe të BE-së për integrimin e Kosovës në këtë organizatë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›