Arvizu u ndan certifikata mirenjohje disa perfaqesuesve te policise
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Aleksandër Arvizu, u dorëzoi çertifikata mirënjohje drejtorit të Policisë së Tiranës, Saimir Muçaj, asistentit të këtij Arben Nasufi dhe shefit të seksionit të patrullës së përgjithshme, Bedri Hasanaj.
Çertifikatat u ndanë për ecurinë implementimit të një projekti të përbashkët me ICITAP dhe Gardën e Nju Xhersit, për parandalimin e përdorimit të alkoolit, duhanit dhe drogave të lehta në shkolla.
Çertifikata e katërt in përkoi pikërisht Drejtoreshës së Drejtorisë Rajonale të Arsimit për Tiranën, Arjana Bekteshi.
Projekti përfshinte sensibilizimin nëpërmjet orëve të hapura të mësimit mes policisë dhe shkollave të kryeqytetit.
Ambasadori u ndal në impaktin që pati prezantimi i këtij projekti dhe në ceremoninë e 20 vjetorit të marrëdhënieve Shqipëri-Shtetet e Bashkuara të Amerikës
Ministri I Brendshëm Bujar Nishani dhe ministri i Arsimit Myqerem Tafaj vlerësuan të rëndësishëm projektin dhe hodhën idenë e shtrirjes së tij në të gjithë vendin.
Parandalimi i përdorimit të drogave të lehtë ka një impakt të drejtpërdrejtë në shoqëri për vetë dëmin që shkakton përdorimi i tyre tek të rinjtë.
Tashmë është hartuar plani i përbashkët edhe për vitin 2012 që do të implementohet për 40 shkolla 9-vjeçare në Tiranë.