E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dritan Prifti perpiqet te hedhe poshte perfshirjen ne afera korruptive

Dritan Prifti, me anë të një konference për shtyp është përpjekur të hedhë poshtë përfshirjen e tij në një aferë korruptive si ajo e tenderit të 30 mijë ton naftë bruto të “Albpetrol”.

Sipas tij, fituesi i tenderit Adrian Xhillari, nuk ka qenë ortak në firmën e tullave FORTIS 2 me bashkëshorten e Dritan Priftit, Meri Priftin në kohën kur zhvillohej tenderi.

Ish-ministri i Ekonomisë pretendon se bashkëshortja e tij Meri Prifti, i shiti aksionet e saj në 14 dhjetor të vitit 2009 po nuk e bëri publik vazhdimin e historisë së kësaj firme.

Dokumentet zbulojnë se bashkëshortja e Dritan Priftit vërtet është larguar nga firma Fortis 2 në dhjetor të 2009-ës, por ajo është bërë pjesë e kompanisë sërish më 1 shkurt të vitit 2011.

Po ashtu, nga dokumentet rezulton se ortak në firmën Fortis, është edhe daja i Dritan Priftit, Vangjel Hysi, i cili pavarësisht se është larguar nga firma më 19.04.2010 ai është bërë pjesë e kompanisë vetëm disa muaj më vonë, përkatësisht më 8.11.2010.

Prifti nuk pranoi të komentojë dokumentin e marrëveshjes së shkurtit të vitit 2010 që e përfshin atë në një akuzë të rëndë siç është ajo e caktimit të fituesit të tenderit të marsit të po atij viti, ose 2 javë para zhvillimit të tenderit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›