Arvizu, vizitë në RTV “ Ora News”, pas rezultatit

“Pas zgjedhjeve, do vizitoj RTV “Ora News”. Televizioni “Ora News” më duket televizion simpatik”. Kjo ka qënë deklarata e radhës dhënë nga ambasadori amerikan Alexander Arvizu, për gazetaren tonë Edlira Prendi, përsa i takon dhe se çfarë vendimi do të merret me procesin e numërimit të fletëve të votimit, një proces i cili është zvarritur që në orët e para të ditës së premte.
Me nota humori, ambasadori amerikan deklaroi haptazi se tashmë të gjithë ndjehen të lodhur, sikundër ndodh në KZAZ-në 49, në njësinë numër 5, e cila ka marrë vëmëndjen e ndërkombëtarëve.
Ndërsa tetë kuti ndajnë kufirin e fitores, duhet të presim që me një vullnet të plotë të jetë dhe vizita e ambasadorit në “Ora News”.