As ish-Blloku si shpëton plehrave, braktisen buzë pemëve (FOTO)
Tiranë- Zona e ‘ish-Bllokut’ në Tiranë është vendi më VIP i metropolit shqiptar ku njerëzit e frekuentojnë, e më së shumti të rinjtë.
Por as kjo zonë me lokale e ambiente të tjera luksoze nuk i ka shpëtuar ndotjes. Në fokus të denoncimit të ndotjes përmes fotografisë sjellim sot në vëmëndje të lexuesit sesi bizneset në ‘ish-Bllok’ pas arredimit të ambientëve të tyre mbeturinat i lënë buzë kazanëve.
Në këto foto duken qese e kuti kartoni të lëna buzë pemëve e kazanit, i cili është fare pranë. Kjo pengon kalimin në trotuar, por kthehet edhe në në ndotës potencial e të shëmtuar të mjedisit.
Gazeta IDEA fton lexuesin e saj të dërgojë imazhe të denoncimit të ndotjes për një Shqipëri sa më të pastër e një qytetari më të lartë të bashkëjetesës në komunitet.
As 'ish-Blloku' si shpëton ndotjes, mbeturinat braktisen buzë pemëve
◄ Back
Next ►
Picture 1 of 3